Ermali përpiqet t’i mësojë Taynës se si duhet të ulet, kjo e fundit nuk ja ‘kursen’ përgjigjen

  • 14 June 2019 - 11:17
Ermali përpiqet t’i mësojë Taynës se si duhet të ulet, kjo e fundit nuk ja ‘kursen’ përgjigjen

Tayna është një nga reperet më të komentuara në rrjetet sociale. 22-vjeçarja ka arritur të fitojë vëmendjen maksimale të të gjithë ndjekësve me çdo dalje të sajën në publik, por dhe intervistat ekskluzive të cilat nuk kanë qenë të shpeshta nga ana e këngëtares. Megjithatë ajo ka preferuar që gjatë tyre të tregohet e sinqertë dhe të zbulojë se si ka shkuar deri më tani rrugëtimi i saj apo koncertet e mbajtura brenda dhe jashtë trojeve të Shqipërisë.

Një ndër më të komentuarat ka qenë ajo në ‘Xing me Ermalin’ e cila deri më tani numëron 800 mijë klikime në kanalin e ‘Youtube’, duke treguar njëherazi interesin e madh të të gjithë fansave. Moderatori, Ermal Mamaqi ka vendosur të lërë një koment në foton e publikuar nga reperja, i cili ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve.

“Tayna, lal duhet të ulesh nga ana tjetër. Ajo e gjata aty përpallë është mbështetësja. Këto dy anash janë për duart. Atë poshtë e ke ok, domethënë aty e ke gjet, se për t’u ulur është”,- shkruajti Ermali në foton më të fundit të publikuar nga Tayna. Megjithatë pas këtij momenti nuk vonoi as përgjigja e saj, e cila vijonte duke thënë: “Lal edhe titullin ‘2 gisht mjaltë’ nuk e kemi kuptuar, por na pëlqeu filmi. Thjesht shijo pamjen”.

Siç duket Tayna ka preferuar t’i përgjigjet publikisht me një koment i cili është “duartrokitur” shumë nga ndjekësit në llogarinë e saj. Kujtojmë se 22-vjeçarja e nisi karrierën me këngën ‘Columbiana’, e cila ishte një bashkëpunim ne Don Phenom, ndërsa sot ajo është kthyer në një nga këngëtaret më të pëlqyera të momentit.

Image

 

(Kosova Sot Online)