Stresi lirohet nga burgu pas 8 muajsh, ja si e priti vendimin bashkëshortja dhe familja e tij

  • 14 June 2019 - 20:43
Stresi lirohet nga burgu pas 8 muajsh, ja si e priti vendimin bashkëshortja dhe familja e tij

Gjykata e Tiranës dënoi me 2 vite burg këngëtarin Arkimed Lushaj, i njohur gjerësisht me emrin e artit Stresi. Por ndërkohë që iu ngarkuan disa akuza, Lushaj u gjet fajtor vetëm për veprën penale të “Armëmbajtjes pa leje” dhe dënimi i kaloi në kusht për tu paraqitur në shërbimin e provës.

Kështu, pas tetë muajsh në qeli gjatë ditës së djeshme, Stresi ka dalë në liri.

Disa ora pas vendimit të Gjykatës së Tiranës me anë të disa postimeve në rrjetin social “Instagram”, reagoi edhe bashkëshortja  e Arkimed Lushajt, Keisi Lushaj.

Kjo e fundit ka shpërndarë një foto të këngëtarit ndërsa fillimisht shkruan “Faleminderit Zot!”.

Më pas Keisi Lushaj ka postuar edhe një foto ku duket së bashku me prindërit e Stresit, në të cilën shkruan ”Jemi duke ardhur për ty”. 

(Kosova Sot Online)