Këngëtarja shqiptare tregon se ha hamburger me ar: Jam yll rroku…

  • 15 June 2019 - 10:57
Këngëtarja shqiptare tregon se ha hamburger me ar: Jam yll rroku…

Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, ka treguar së fundmi se është një yll i vërtetë rroku. Këtë e ka treguar teksa konsumon një ushqim të veçantë.

Shqiptarja, e cila merr miliona klikime dhe ngjit toplistat me këngët e saj, ka postuar dje një foto ku shfaqet me një hamburger në dorë. 

“Po ha këtë hamburger ari 24 karatësh. Jam një yll rroku dhe kjo është ajo çfarë hanë yjet e rrokut”, shprehet Bebe Rexha, e cila po reklamon një lokal në Nju Jork. 

(Kosova Sot Online)


Ndërkohë këngëtarja me 8.5 milionë ndjekës në profilin e saj në “Instagram”, njihet si një artiste pa komplekse, e cila bën çfarë dëshiron dhe nuk shqetësohet aspak për paragjykimet e të tjerëve.