Ronela Hajati ka pasur një problem me flokët në klipin e ri dhe nuk e dimë si ia doli!

  • 16 June 2019 - 11:15
Ronela Hajati ka pasur një problem me flokët në klipin e ri dhe nuk e dimë si ia doli!

Ronela Hajati dhe Don Phenom kanë vetëm pak kohë që kanë sjellë dy hite të mëdha verore, “Çohu” dhe “Dilema”.

Por këngëtarja duket se nuk do të ndalet, pasi ka zbuluar këngën e re solo që vjen së shpejti.

Pas suksesit të dy bashkëpunimeve me reperin Don Phenom, këngëtarja ka gati klipin “Lage”, klipi i së cilës sapo ka përfunduar.

Dje Ronela zbuloi look-un në klipin e ri dhe tha se ka pasur një problem gjatë xhirimeve me flokët.

“Ju nuk do ta kuptoni kurrë sa rëndonin këto flokë”, shkroi ajo duke lënë të kuptohet se pesha që kishte në flokë ishte e rëndë.

Stiluar nga Niko Komani, Ronela shfaqet e veshur me një palë çizme blu dhe një xhaketë rozë, por më tepër vëmendje tërheqin flokët me fije të kuqe.

 

(Kosova Sot Online)