Rob Kardashian dhe Blac Chyna sërish në sherr, a do të jetë vajza e tyre një yll televizioni?

  • 17 June 2019 - 10:25
Rob Kardashian dhe Blac Chyna sërish në sherr, a do të jetë vajza e tyre një yll televizioni?

Rob Kardashian nuk pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes, ndryshe nga pjesa tjetër e familjes, por duket se së fundmi ai është komentuar për ‘sherrin’ ligjor mes tij dhe mamasë së vajzës Dream, Blac Chyna. Blac dëshiron që ta nxjerrë në ‘show-n’ e saj, ndërsa Rob është kundër kësaj ideje dhe duke qenë se ata e ndajnë kujdestarinë 50/50, ish-bashkëshortja e tij duhet të marrë patjetër leje. Sipas burimeve të ‘Cosmopolitan’, Rob ka kthyer avokatin e tij, duke dhënë vendimin se Dream nuk do të jetë pjesë e serive, kjo për shkak të jetës së saj jo shumë të qetë.

Kujtojmë se për një kohë të gjatë Rob ka qëndruar larg rrjeteve sociale, por tani është kthyer në ‘Instagram’ me një llogari që menaxhohet nga mamaja e tij, Kris.

(Kosova Sot Online)