Dasmë në shtator, po ku do të jetojnë? Jonida dhe Besniku janë në dilemë

  • 17 June 2019 - 12:31
Dasmë në shtator, po ku do të jetojnë? Jonida dhe Besniku janë në dilemë

Jonida Vokshi dhe partneri i saj Besnik Krapi kanë nisur tashmë përgatitjet për ditën e kurorëzimit të dashurisë, atë të martesës.

“Panorama Plus” raporton se dasma VIP do të organizohet në Tiranë dhe pritet të jetë shumë madhështore. Por duket se pas martesës, dyshja do të ketë një problem me vendbanimin.

Duke qenë se Jonida po ndjek karrierën në Shqipëri dhe Besniku në Kosovë, ende nuk është vendosur se ku do të jetojnë si të martuar.

A do të shkojë Jonida nuse në Kosovë, sipas traditës, apo Besniku do të jetë dhëndri që do të ndjekë Jonidën në Tiranë?

Kjo e fundit rezultoi e suksesshme për një çift si Marina e Getoari, por nuk e dimë nëse është e përshtatshme për Besnkun të lërë karrierën në Prishtinë.

Në vitin 2010 ai themeloi kompaninë e tij të produksionit të filmit, duke prodhuar filma të shkurtër, dokumentarë dhe së fundi është në fazën e realizimit të filmit të dytë me metrazh të gjatë “Looking for Venera” nga Norika Sefa.

(Kosova Sot Online)