Adelina Ismaili parashikon të ardhmen e Rinës dhe rivalëve të saj s’do u pëlqejë aspak!

  • 18 June 2019 - 12:34
Adelina Ismaili parashikon të ardhmen e Rinës dhe rivalëve të saj s’do u pëlqejë aspak!

Adelina Ismaili ndau dje në Instagram momente nga prapaskenat e klipit të paralajmëruar prej ditësh me reperen e re Rina Balaj.

Me një çallmë të zezë, buzë të kuqe dhe sytë të lyer me tone lejla, Adelina duket super e kuruar në look.

Ikona e skenës shqiptare publikoi gjithashtu një foto me Rinën, duke lënë edhe një koment për 20-vjeçaren që praktikisht, bekon gjithë karrierën e saj duke parashikuar një të ardhme të suksesshme.

“Ajo është zjarr. Ajo do të jetë për shumë gjatë vërdallë”, shkruajti Adelina për Rinën, “Ajo është  #girlpower (forca e vajzave) ime. Qikat”

Rina komentoi:

“Të dua pafund!”

Bashkëpunimi do të publikohet në datën 20 qershor. Siç paralajmëroi Rina, do të jetë një ripërpunim i një kënge të njohur.

Image

 

(Kosova Sot Online)