Angelina Jolie në mbështetje të refugjatëve, revista ‘Time’ zbulon detajet e bashkëpunimit

  • 20 June 2019 - 12:10
Angelina Jolie në mbështetje të refugjatëve, revista ‘Time’ zbulon detajet e bashkëpunimit

Aktorja e njohur, Angelina Jolie është tashmë pjesë e revistës ‘Time’ si një përfaqësuese e organizatës për refugjatët ‘United Nations High Commissioner’. 44-vjeçarja do të shkruajë në revistë për konfliktet dhe të drejtat e njeriut, madje ditën e sotme Jolie publikoi artikullin e saj të parë në lidhje me krizën e çështjes së refugjatëve, pasi data 20 lidhet me këtë ngjarje.

Ashtu siç kanë treguar dhe burimet për ‘HarpersBazaar’, Angelina do të fokusohet më shumë rreth humanizmit, ndërsa në artikullin e publikuar ditën e sotme ka shkruar për rëndësinë për të ndihmuar refugjatët dhe të gjithë njerëzit në nevojë.

Kujtojmë se pas ndarjes nga ish-partneri i saj, Brad Pitt, Jolie është fokusuar më tepër në kujdesin ndaj fëmijëve dhe në dhënien e kontributit të saj në organizata të ndryshme bamirësie.

(Kosova Sot Online)