Azet përlot me fjalët kushtuar menaxherit të ndjerë

  • 22 June 2019 - 15:27
Azet përlot me fjalët kushtuar menaxherit të ndjerë

Sefa Kaya humbi jetën në një aksident që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Reperi Azet ndihet i thyer pasi mori lajmin për vdekjen e menaxherit të tij, ai përmes një postimi ka shkruar fjalë prekëse për të ndjerin.

“Ti ishe vëllai im, partneri im, njeriu që ishte me mua 24 orë. Do të kisha dhënë jetën për ty. Tani ti na ke lënë. Allahu ju pranoftë në Parajsë. Unë nuk mund ta pranoj këtë. Sefa, vëllai im”, janë fjalët e Azetit. 

(Kosova Sot Online)