Nga Greqia në Francë, e dashura e Cristiano Ronaldo-s i lë të gjithë pa fjalë me linjat e saj

  • 23 June 2019 - 15:19
Nga Greqia në Francë, e dashura e Cristiano Ronaldo-s i lë të gjithë pa fjalë me linjat e saj

Së fundmi Cristiano Ronaldo dhe familja e tij përfunduan disa ditë pushimi në Greqi, por siç duket orët e relaksimit nuk paskan fund për ta. Ditën e djeshme ylli i futbollit dhe e dashura e tij, Georgina Rodriguez, janë parë në një jaht luksoz në Saint Tropez në Francë. Këtë herë Georgina arriti të tërhiqte vëmendjen e të gjithëve për shkak të linjave të saj trupore gati perfekte.

Ajo kishte zgjedhur të vishte një palë rroba banje në formë trekëndëshi me print leopardi, që këtë vit duket se janë në trend. Gjithashtu ajo u shfaq tërësisht pa ‘make up’ për të treguar se ka një bukuri natyrale. Ndërsa Ronaldo ashtu si çdo herë tjetër u shfaq në formë të shkëlqyer fizike.

Dyshja e njohur kanë disa vite që njihen bashkë dhe takimi i tyre i parë ka qenë në një event të ‘Gucci-t’, ku Georgina punonte si asistente shitjesh. Georgina dhe Cristiano kanë sjellë në jetë një vajzë, Alana Martina, si fryt i dashurisë së tyre. 

(Kosova Sot Online)