Aurela Gaçe zbulon bashkëpunimin surprizë me reperin e njohur: Është artist që e vlerësoj shumë

  • 24 June 2019 - 07:58
Aurela Gaçe zbulon bashkëpunimin surprizë me reperin e njohur: Është artist që e vlerësoj shumë

Me anë të një postimi në ‘Instagram’, këngëtarja shumë e dashur për publikun, Aurela Gaçe ka zbuluar se projekti i saj i radhës do të jetë një bashkëpunim surprizë me reperin, Genc Prelvukaj. Dyshja ka bashkuar forcat për herë të parë dhe rezultati final me siguri do të jetë hiti i verës. “Thjeshtë, pastër, bukur, kaq tani për tani. Me një artist që e vlerësoj shumë. Mund të them se jam një nga fanset e ish-grupit Etno Engjujt, sot Etnon. Prandaj ftesën e Genc Prelvukaj e prita me shumë dashuri”,-shkruan Aurela, duke shprehur kështu publikisht edhe vlerësimin që ka për Gencin.

Pak fjalë për këtë projekt nuk kanë munguar as nga vetë ai, i cili ka shkruar: “Të martën në 14:00. Furnizohuni me ujë mirë se një zjarr i madh po vjen. Mos thoni që nuk ju thashë. ‘Adrenalinë’ në bashkëpunim me Aurela Gaçen. Kujdes! Kjo këngë i thyen xhamat, por nuk patët kujdes me nivelin e zërit”.

Mjafton të dëgjosh titullin për të kuptuar se ‘Adrenalinë’ i përshtatet mjaft mirë Gaçes, e cila gjithmonë ka elektrizuar publikun me performancat e saj, ndaj Genci nuk mund të bënte zgjedhje më të mirë. Menjëherë në rrjetet sociale të këngëtarëve, fansat kanë ‘shpërthyer’ nga komentet duke pritur me pa durim publikimin e këtij projekti.

Image

 

(Kosova Sot Online)