Udhëtimi jashtë vendit bashkon Lorin dhe Arminën, të dyja zgjedhin të njëjtin vend për të pushuar

  • 24 June 2019 - 15:35
Udhëtimi jashtë vendit bashkon Lorin dhe Arminën, të dyja zgjedhin të njëjtin vend për të pushuar

Lori Hoxha dhe Armina Mevlani kanë publikuar foto dhe video së bashku nga takimi i rastësishëm në Mykonos, Greqi.

Dy bukuroshet kanë udhëtuar së fundmi drejt ishullit luksoz grek për të kaluar disa ditë pushimi me miqtë e tyre, por siç duket janë takuar rastësisht mbrëmjen e djeshme dhe kanë kaluar pak kohë në shoqërinë e njëra-tjetrës. E para që publikoi foto ishte Armina e cila pyeti ndjekësit me anë të një shkrepjeje ku shfaqej Lori e kthyer me kurriz nëse ndjekësit e gjenin dot kë kishte takuar dhe pjesa më e madhe e tyre e gjetën.

Armina dhe Lori njihen për miqësinë e gjatë me njëra-tjetrën. Shpesh ato janë fotografuar së bashku duke treguar për raportin e mirë që kanë edhe për faktin se të dyja janë bloggere shumë të dashura për publikun.

(Kosova Sot Online)