Fifi përballet sërish me të njëjtin problem, tentojnë t’i vjedhin profilin e ‘Instagram-it’

  • 26 June 2019 - 11:15
Fifi përballet sërish me të njëjtin problem, tentojnë t’i vjedhin profilin e ‘Instagram-it’

Personazhet e njohur janë më shumë të ekspozuar ndaj ‘hacker-ave’ të rrjeteve sociale, duke qenë se ata kanë dhe më shumë ndjekës për shkak të famës së tyre. Të shumtë janë personazhet e njohur që kanë hasur këtë shqetësim, një ndër to edhe Fifi. Pak muaj më parë këngëtares i morën profilin e saj dhe ajo u detyra të krijonte një llogari të re në ‘Instagram’.

Së fundmi ‘hacker-at’ kanë tentuar ta vjedhin sërish, por këngëtarja e ka siguruar këtë herë profilin e saj. Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një foto të kodit të sigurisë dhe përkrah saj ka shkruar: “Si nuk jeni lodhur akoma…seriozisht doni të me vidhni ‘Instagram-in’ prapë? Njërin ma morët edhe një tjetër mos po ju dhemb”.

Siç duket këtë herë Fifi është siguruar që të mos ketë sërish të njëjtin problem, sepse vjedhja e profilit në rrjete sociale është një formë e cenimit të privatësisë. 

Image

 

(Kosova Sot Online)