Motrave Mustafa ia “vjedhin” idenë edhe vëllezërit Mziu

  • 26 June 2019 - 12:29
Motrave Mustafa ia “vjedhin” idenë edhe vëllezërit Mziu

Edhe Vëllezërit Mziu ia “vjedhin” idenë Motrave Mustafa.

Tregu muzikor kosovar është i njohur me nepotizëm, ku pothuajse nuk ka familje që nuk e ka dikë këngëtarë/e, madje disa familje kanë më shumë se një këngëtare.

E në këtë listë hyjnë Vëllezërit Mziu të cilët janë 5 vëllezër dhe që të pestit këndojnë sikurse Motrat Mustafa apo Shkurta e Shyhretja me fëmijë e me reja që ia thonë këngës!

Vërtetë jemi popull i hareshëm, siç thoshin të moshuarit, veç kënga mangush se krejt punët në dyzen i kena!

Nejse, është mirë kur këndohet apo jo?

Muaj më parë Motrat Mustafa i prishën raportet me Shyhrete Behlulin shkaku i idesë së një këngë të cilën ia kishin kushtuar nënës së tyre, por nuk kanë shkuar shumë javë dhe me një ide të tillë na erdhën edhe Vëllezërit Mziu duke i kënduar nënës dhe duke e lënë dhe atë që të këndoj e të jetë pjesë e klipit më të ri të tyre.

Këtë videospot Vëllezërit Mziu e kanë bërë publike shumë pak ditë më parë, dhe ja si duket kënga kur edhe nëna e tyre ia thotë këngës.

 

(Kosova Sot Online)