Zbulohet bashkëpunimi i Luana Vjollcës, moderatorja bëhet bashkë me këngëtaren që po bën namin

  • 28 June 2019 - 14:31
Zbulohet bashkëpunimi i Luana Vjollcës, moderatorja bëhet bashkë me këngëtaren që po bën namin

Mbrëmjen e kaluar Luana Vjollca zbuloi se është duke punuar për një projekt të ri muzikor, i cili me siguri do të kthehet në hitin e verës.

Moderatorja nuk zbulonte asnjë detaj lidhur me këtë projekt, megjithatë një postim në Instagram nga Fifi tregon shumë. Këngëtarja ka publikuar një foto ku shfaqet pranë Luanës dhe në shkrimin krahas saj lë të kuptohet se kënga do të jetë bashkëpunim mes tyre.

“Çfarë po ndodh mes këtyre dyjave”, -shkruan Fifi.

Në një nga puntatat e  emisionit “Shiko kush luan’, këngëtaret treguan se mund të kishte një bashkëpunim mes tyre dhe me sa duket ka ardhur koha. Tani të gjithë mezi po e presim.

Fifi është një ndër këngëtaret më të dëgjuara në tregun muzikor shqiptar dhe prej kohësh ajo është duke kapur majat. Këngëtarja pati një sukses të lartë në festivalin e “Kënga Magjike” dhe pavarësisht se nuk fitoi vendin e parë ajo është një hit i padiskutueshëm.

Image

 

(Kosova Sot Online)