Si na kishte shpëtuar?! E dashura e Ledri Vulës paska qenë në klipin “Rio” dhe askush s’e kishte vënë re

  • 30 June 2019 - 08:55
Si na kishte shpëtuar?! E dashura e Ledri Vulës paska qenë në klipin “Rio” dhe askush s’e kishte vënë re

Pas lidhjes super publike me këngëtaren Dafina Zeqiri, jeta private e Ledrin Vulës është bërë thuajse hermetike duke qenë se reperi nuk jep më thuajse asnjë detaj në lidhje me çështjet e zemrës. Mirëpo, sado që reperi është përpjekur ta fshehë, lidhja e tij me bukuroshen nga Shqipëria Sara Hoxha nuk i ka shpëtuar dot mediave rozë dhe ndonëse muajt e fundit nuk ka pasur thuajse asnjë shenjë nga çifti, aq sa dyshohej se lidhja e tyre mund të kishte përfunduar, së fundmi një detaj ka dalë në dritë.

“Iconstyle.al” ka zbuluar se në xhirimet e videoklipit “Rio” të xhiruar në Lisbonë, ka qenë e pranishme edhe partnerja e reperit. Një gjë të tillë e kemi pikasur pikërisht në një prej fotove të postuara nga protagonistja e videos, modelja Lorena Haliti.

Në foton në fjalë, Lorena shihet e mbështetur në një mur duke marrë një pozë joshëse, mirëpo në sfond, dallohet qartazi Sara, me veshje të njëjta me ato të një fotoje të postuar nga vetë ajo në rrjetet sociale. Pra nëse kishit dyshime për marrëdhënien e çiftit, fakti që Sara e shoqëron Ledrin dhe në xhirime dëshmon më së miri se lidhja mes tyre është konsoliduar e mbase në një të ardhme të afërt, mund të kemi dhe ndonjë hap madhor.

Image

 

(Kosova Sot Online)