Emina zbulon se çfarë mami është: Unë i lë fëmijët e mi që…

  • 06 July 2019 - 09:34
Emina zbulon se çfarë mami është: Unë i lë fëmijët e mi që…

Modelja shqiptare, Emina Çunmulaj, ka treguar se ndonjëherë i thyen rregullat, kur bëhet fjalë për fëmijët e saj.

E një gjë të tillë e ka bërë edhe ditën e sotme, teksa ndodhet me pushime në Turqi.

Nëpërmjet disa postimeve në “Instastory”, Emina tregon vajzën e saj të madhe duke ngrënë një ëmbëlsirë. Në foto, ajo ‘justifikohet’ me faktin se herë pas here i pëlqen t’i bëjë fëmijët e lumtur duke i lejuar të hanë ushqime jo edhe aq të shëndetshme.

“Po unë jam ajo mama. Unë i lë fëmijët e mi të hanë karamele ndonjëherë. Dhe ato i dashurojnë”, ka shkruar Emina bashkangjitur postimit.

(Kosova Sot Online)