Shtatzënë për herë të parë? Marina tregon barkun

  • 10 July 2019 - 09:34
Shtatzënë për herë të parë? Marina tregon barkun

Së fundmi Marina Vjollca ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave jo vetëm për pushimet luksoze me Getin, por edhe lajmet që po qarkullojnë sipas të cilave moderatorja është shtatzënë.

Shkak u bë një foto ku Marina dhe Geti shfaqeshin të lumtur duke mbajtur duart tek barku i moderatores.

Më pas vëmendjen e tërhoqi foto e Marinës nga pushimet ku ajo e mbulonte barkun duke mbajtur dorën para.

Ndërsa më pas moderatorja publikoi dis foto ku mbulonte barkun me kapele ku fansat u bindën plotësisht që Marina është shtatzënë. 

Me t’u rikthyer në Shqipëri, moderatorja ka vendosur t’i japë fund thashethemeve duke treguar barkun.

Në fotot e fundit Marina shfaqet e veshur me një fund të zi, bluzë të shkurtër dhe pa bark fare.

Siç duket Marina dhe Geti ja kanë lënë kohës për t’u bërë prindër.

(Kosova Sot Online)