Miranda Hashani gati për këngën e re 'Mos ik'
Këngëtarja e dashur për publikun Miranda Hashani, shumë shpejt pritet ta lansojë projektin e saj më të ri muzikor, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
"Mos ik", mban titullin kënga më e re e Mirandes, e cila pritet të realizohet edhe me videoklip.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë këngëtarja, gjersa ka shkruar: "MOS IK"
Kështu e titulluam baladën time më të re që sapo e përfunduam bashk me mikun tim Afrim Maculën që e kompozoi dhe Valerina Macula që ka shkruar një tekst plot ndjeshmëri.
Faleminderit Artan Bakija që realizuam finalen në studion tënde të ngrohtë.
Së shpejti edhe klipi".
(Kosova Sot Online)