Edhe dekolte, edhe këmbë
Emilia Clarke është dukur për mrekulli e veshur me një mini-fustan të zi në Paris
Përkundër madhështisë së lidhur me shtëpinë franceze të modës ‘Dior’, Emilia kishte zgjedhur për një qasje më ndryshe ndaj kodit të veshjes. Aktorja nga seria ‘Game Of Thrones’ është paraqitur e veshur me një mini-fustan ndërsa po shkonte për ta parë shfaqjen e modës së ‘Dior’ në javën e modës në Paris në pallatin Luvër. Aktorja 28-vjeçare kishte zgjedhur që ta shkelë rregullin e modës duke ofruar pamje edhe të dekoltesë edhe të këmbëve me veshjen e saj. Emilia, e cila e luan rolin e Daenerys Targaryen në serinë e përmendur televizive, është dukur megjithatë mjaft elegante. Veshjen e kishte kombinuar me një palë këpucë dyngjyrëshe të cilat kishin një motiv të bukur të kuq me maja të kaltra, për t’i shtuat paksa ngjyrë dukjes së saj.
(Kosova Sot)