Brenda shtëpisë super moderne të Kejvina Kthellës

  • 11 July 2019 - 09:21
Brenda shtëpisë super moderne të Kejvina Kthellës

Pas largimit nga "Xing me Ermalin", një largim i vështirë për të e mes lotësh, Kejvina Kthella u nis drejt Italisë, ku tashmë jeton prej disa muajsh.

Atje Kejvina po punon për projektet e reja dhe ndërkohë ka qëndruar aktive në rrjete sociale duke postuar vazhdimisht foto e video.

Në fotot e fundit modelja na zbulon ambientet e shtëpisë e cila është arreduar shumë moderne dhe ku mbizotëron e bardha.

E veshur me një fustan blu me pika dhe çizme të bardha, Kejvina pozon në kuzhinë ndërsa në një video të postuar në Instastory shfaqet duke kërcyer në dhomën e ndjenjes.

(Kosova Sot Online)