Xhaka flet për gabimin e madh që bëri në momentin e propozimit për martesë

  • 13 July 2019 - 15:49
Xhaka flet për gabimin e madh që bëri në momentin e propozimit për martesë

Taulant Xhaka dëshiron të qëndrojë përgjithmonë te FC Basel. Këtë e konfirmon tabloidi i njohur helvet, “Blick”. Sipas këtij të fundit, vetëm dashuria për të fejuarën e tij është edhe më e madhe se ajo për klubin.

“Një foto që thotë më shumë se një milion fjalë… Ne shohim Taulant Xhakën të gjunjëzuar para të dashurës së tij, Arbnora, duke i bërë asaj një kërkesë: a do të martohesh me mua?! Në këtë moment, futbollisti ka bërë një “lapsus” të vogël, që nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit e tij në rrjetet sociale, ku e ka shpërndarë foton përkatëse. "Unë e hapa kutinë e unazave gabimisht dhe kjo është arsyeja pse fotografia duket sikur unë po ia drejtoj atë vetes", - thotë Xhaka me një të qeshur të përzemërt. 

Fakti që Arbnora e tij ka thënë “po” e mbush futbollistin e FCB me krenari të madhe: "Ajo është dashuria e jetës sime". Se kur do të bëhet martesa, megjithatë, Xhaka ende nuk e di: "Spontanisht, sa më shpejt. Mjafton të kem disa ditë të lira, në cilëndo kohë".

Kjo verë nuk do të jetë rasti, sa më shpejt të jetë e mundur, sepse të premten e javës së ardhshme, FCB e nis sezonin e ri në transfertë, duke luajtur kundër Sionit. Vetëm katër ditë më vonë, PSV Eindhoven e pret Xhakën & CO, në ndeshjen e parë të kualifikueseve të Ligës së Kampionëve”.

(Kosova Sot Online)