A ka fjetur me dikë tjetër? Betohet Gjyste Vulaj, ja përgjigja e saj

  • 16 July 2019 - 18:22
A ka fjetur me dikë tjetër? Betohet Gjyste Vulaj, ja përgjigja e saj

Këngëtarja Gjyste Vulaj ka treguar detaje rreth jetës së saj personale. E ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, Gjystja tregoi njohjen me bashkëshortin e saj dhe foli për jetën e tyre intime.

E pyetur për të dashurit e saj dhe tradhtitë, këngëtarja tha se i vetmi mashkull, që ka pasur në jetën e saj është pikërisht bashkëshorti, Sokoli. 

“Unë e fejuar me të që 16 vjeç, boll e kam pasur. S’më ka shkuar ndërmend, jo të kem një tjetër lidhje, por as të kryej marrëdhënie seksuale me dikë sa për një natë. Kemi akoma jetë intime bashkë, kjo gjë nuk diskutohet, por s’e imagjinoj dot veten me dikë tjetër. Kur i dëgjoj të tjerët të thonë ‘isha me gruan e filanit’, se imagjinoj dot të thonë emrin tim,”– tha këngëtarja.

(Kosova Sot Online)