“E veshur kokë e këmbë me pupla”! Ky është trendi i ri që na sjellin vajzat e njohura dhe na kanë fiksuar të gjithëve

  • 17 July 2019 - 15:04
“E veshur kokë e këmbë me pupla”! Ky është trendi i ri që na sjellin vajzat e njohura dhe na kanë fiksuar të gjithëve

Vitin e kaluar puplaut u kthyen në detajin mbizotërues të fustaneve të nusërisë.

Ky trend na rikujtoi të gjithëve vitet ’90, kur puplat ishin shumë në modë dhe u sollën për herë të parë në veshje.

Por këtë vit, përpos fustaneve të nusërisë puplat prekin veshjet e çdo dite dhe bëhen ato detaji tek të cilat duhet të fokusohemi për t’i dhënë karakter veshjeve të përditshme dhe për t’i bërë ato më femërore.

Si fillim u vu re se të famshmet u fiksuan pas një bluze me pupla, e cila ishte krijuar nga një brand i njohur (lexo këtu). Më pas ato u përhapën në xhaketa, bluza e fustane. Por kohët e fundit kemi vënë re se ky detaj i veçantë na ka fiksuar aq keq, sa po shohim vajza të veshura kokë e këmbë me pupla.

Nëse keni në dyshim që ju mund ta vishni diçka të tillë, ne po ju tregojmë disa vajza të famshme që janë veshur ashtu dhe pse jo të frymëzoheni prej tyre.

Image
Image
Image
Image
Image
Image

 

 

 

(Kosova Sot Online)