Irina Shayk fotografohet për herë të parë krah një mashkulli që nga ndarja me Bradley Cooper

  • 18 July 2019 - 08:09
Irina Shayk fotografohet për herë të parë krah një mashkulli që nga ndarja me Bradley Cooper

E gjithë media po shkruan për Irina Shayk, pasi modelja u fotografua me drejtorin kreativ të ‘British Vogue’, Alec Maxwell. Vetëm për shkak të disa fotove që kanë qarkulluar teksa përqafon djalin në fjalë, kanë nisur supozimet për një romancë të re në horizont. Dy të rinjtë u panë në New York ku Irina ishte e shoqëruar edhe nga vajza e saj 2-vjeçare.

Kujtojmë se kjo është hera e parë që Irina fotografohet pranë një mashkulli që nga ndarja me Bradley Cooper, i cili është babai i vajzës së saj. Ende nuk dihet asgjë për raportin e saj me Alec, por deri tani flitet vetëm për një miqësi të mirë. 

Image
Image

 

 

(Kosova Sot Online)