Vajza nga Kosova që i çoi peshë 40 mijë francezë

  • 18 July 2019 - 13:05
Vajza nga Kosova që i çoi peshë 40 mijë francezë

Është një nga këngëtaret më të talentuara në mbarë vendin, Erza Muqolli edhe pse e re në moshë karriera e saj po kalon edhe jashtë kufijve shqiptarë

Ajo cilësohet për zërin e saj të veçantë, dhe për pjesëmarrje të suksesshme në skenën e muzikës.

Vajza shqiptare e cila në Francë tanimë është ndër fëmijët që merr vëmendjen më të madhe të mediave dhe publikut me projektet e saj muzikore, ka qenë e pranishme në Radio Scoop Music Tour 2019.

Koncerti më i madh veror në Francë këtë vit ka mirëpritur Erzën dhe artistët e tjerë të njohur si Francë, si Bilal Hassani, Mika, Danke, Clara Luciani e artistë tjerë përcjellë albinfo.ch

Erza, 13 vjeçare, ka kënduar para 40 mijë të pranishmëve në koncert, këngën e saj “Je chanterai” dhe versionin e saj të “Back to black” nga Amy Ëinehouse.  

(Kosova Sot Online)