Të reja dhe të bukura (Foto)
Të rejat dhe të bukurat janë paraqitur në ahengun vjetor të ‘Teen Vogue Young Hollywood’ në Los Anxhelos të Kalifornisë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Të famshmet e reja kanë dëshmuar se përderisa përvoja vjen me kalimin e viteve, stili nuk duhet të ketë një minimum të moshës.
Ato i kanë udhëhequr Sarah Hyland, Ariel Winter dhe Victoria Justice, të cilat janë paraqitur me veshje të zeza dhe të hirta për ta festuar numrin e 13-të të të edicionit ‘Young Hollywood’ të revistës së njohur. Sarah ka shkëlqyer me një fustan me ngjyrë metalike në qilimin e zi të ngjarjes.
Ariel Winter, ylli i serisë ‘Modern Family’, kishte zgjedhur një kostum të zi për paraqitjen e saj në qilim, ndërsa Victoria ka shkëlqyer e veshur me një palë pantallona të zeza të kombinuara me një setër me ngjyrë të argjendtë.
(Kosova Sot)