“Dashuritë e mia!” Loredana poston foton më të adhurueshme të Mozzik-ut dhe Hanës

  • 19 korrik 2019 - 10:29
“Dashuritë e mia!” Loredana poston foton më të adhurueshme të Mozzik-ut dhe Hanës

Në dhjetor të vitit që lamë pas, çifti shumë i njohur, Mozzik dhe Loredana Zefi u bënë prindër për herë të parë. Loredana solli në jetë vogëlushen Hana, e cila u kthye në një ndër fëmijët më të njohur të showbizit shqiptar.

Në profilin e saj në Instagram, Hana numëron mijëra ndjekës dhe mund të themi me plot bindje se tashmë është bërë po aq e famshme sa mamaja dhe babai i saj. Ndjekësit presin me kuriozitet të madh çdo postim të çiftit për vogëlushen, ndërsa së fundmi Loredana ka ëmbëlsuar të gjithë fansat me një foto të Mozzik dhe Hanës, të publikuar në Instastoryn e saj.

Mozzik shfaqet me Hanën në gjoksin e tij, teksa të dy janë në gjumë.

“Dashuritë e mia”- shkruan Loredana krahas postimit të saj.

Kujtojmë se prej disa muajsh, reperja u kthye në kryefjalën e mediave për shkak të ngjarjes së bujshme me çiftin zviceran, të cilët e akuzuan reperen për vjedhjen e parave të tyre. Kjo çështje është ende në gjykatë dhe po pritet një vendim përfundimtar për Loredanën dhe familjen e saj.

Image

(Kosova Sot Online)