Pas lajmit për divorcin, Inva Mula mbyll “gojët e liga” me këtë foto romantike

  • 21 July 2019 - 09:55
Pas lajmit për divorcin, Inva Mula mbyll “gojët e liga” me këtë foto romantike

Sopranoja e njohur Inva Mula u bë qendra e vëmendjes pak ditë më parë, pasi u përfol se do të ndahet nga bashkëshorti Ethem Ramadani.

Ajo reagoi në një intervistë për “I Ftuari”, ku tregoi se lajmet nuk janë aspak të vërteta dhe janë shpërndarë me tendencë.

“Unë për këtë lajm nuk jam pyetur fare. Madje, kam qenë me pushime dhe nuk e dija fare që kjo gjë kishte ndodhur. Isha e shkëputur edhe nga telefoni, por një mikesha ime po insistonte duke më telefonuar.

Por si reagoi Inva Mula, pasi mësoi lajmin?

“Ky lajm shqetësoi familjen time, miqtë, por unë po e zhdramatizoj. Njerëzit na kanë thënë se pse nuk reagojmë. Por si të reagosh, kur ti shikon se personazhi kryesor je ti dhe nuk i përngjan jetës tënde”, u shpreh ajo.

Dhe si për t’ju mbyllur gojën të gjithëve, Inva Mula ka publikuar dje disa foto me bashkëshortinku shfaqen të dy të përqafuar.

“Pas koncertit për Fondacionin Gjelosh Gjokaj”, shkruan sopranoja duke na shuar dyshimet.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Inva Mula (@invamula) on

(Kosova Sot Online)