Trashëgimtari i pasurisë marramendëse: Edhe gruaja dëshiron të më ndajë me 30 femra të tjera

  • 28 July 2019 - 10:55
Trashëgimtari i pasurisë marramendëse: Edhe gruaja dëshiron të më ndajë me 30 femra të tjera

Trashëgimtar i një pasurie miliona dollarëshe, Travers Beynon njihet në botën e Showbiz si ‘Candyman’.

Festat që ai organizon në vilën e tij në Australi, me vlerë mbi 3,7 milionë dollarë, jo pak herë vlerësohen si të shthurura, e asnjëherë nuk është mohuar që të ketë pasur orgji, përkundrazi, fotot që ai publikon e mbështesin gjithnjë e më tepër.

Por, ndryshe nga sa mund të mendohet 47-vjeçari është i martuar me një 28-vjeçare, prej 9 vitesh.

E nëse çdo bashkëshorte normalisht nuk do ta pranonte diçka të tillë e do i kishte paraqitur kërkesën për divorc që në momentin e parë që do zbulonte tradhtinë, duket se ky nuk është rasti i 28-vjeçares Taesha.

Milioneri këmbëngul se bashkëshortja e tij nuk është aspak xheloze, e madje thekson se ajo vetë dëshiron që ta ndajë me 30 femra të tjera.

Image
Image

(Kosova Sot Online)