Anulohet papritur koncerti i Noizyt, ja çfarë ndodhi

  • 28 July 2019 - 14:55
Anulohet papritur koncerti i Noizyt, ja çfarë ndodhi

Një ndër artistët më me zë të estradës shqiptare, është padyshim Noizy. Mbrëmjen e shkuar parashikohej të mbante një mbrëmje muzikore në Podujevë por fatkeqësisht është detyruar ta anullojë.

Noizy ka paralajmëruar në InstaStory se ndodhej në trafik teksa shkruan “Trafiku në doganë është çmenduri”.

Më vonë, ai iu ka kërkuar falje fansave të tij në Podujevë sepse pikërisht për shkak trafikut, nuk kishte mbërritur dot në kohë.

Sidoqoftë Noizy iu bën të ditur se do të shihen herën tjetër dhe do t’ua shpërblejë.

Image
Image

 

(Kosova Sot Online)