Dua Lipa nuk i reziston dot Anwar Hadid-it dhe nuk i vëmë faj

  • 29 July 2019 - 10:44
Dua Lipa nuk i reziston dot Anwar Hadid-it dhe nuk i vëmë faj

Prej disa javësh në media po përflitet për lidhjen e re të Dua Lipës me vëllain e motrave Hadid, Anwar-in.

Pas ndarjes nga Isaac Carew, Dua u hodh në krahët e 20-vjeçarit dhe nisi romancën e re, të cilën duket se po e shijon në maksimum.

Dua dhe Anwar janë fotografuar shpesh në momente intime me njëri-tjetrin dhe dashurinë nuk kanë ngurruar ta shprehin edhe në rrjete sociale.

Së fundmi, në një foto të 20-vjeçarit të publikuar në profilin e tij në Instagram, Dua s’e ka përmbajtur dot veten kur e ka parë dhe i ka lënë një koment publik.

Këngëtarja i bën emojin e një sushi dhe sy të dëshpëruar për ta ngrënë. Epo, nuk i vëmë aspak faj, sepse Anwar duket shumë simpatik në foton e fundit!

Image

(Kosova Sot Online)