Shkurte Fejza me popullore, Unikatili me rep, atmosfera në kulminacion

  • 29 July 2019 - 16:05
Shkurte Fejza me popullore, Unikatili me rep, atmosfera në kulminacion

Të Shtunën mbrëma në qytetin e Mitrovicës, u mbajt koncerti i rep artistit Unikatil, ku e ftuar nderi ishte Mbretëresha e muzikës popullore Shkurte Fejza, e cila me këngët e saja patriotike e ngriti të gjithë publikun në këmbë, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Poashtu publiku u elektrizua edhe me përformancen e reperit Unikatil, i cili me repertoarin e tij përherë shkëlqen në të tilla koncerte.

Kjo ishte pritja madhështore, që publiku Mitrovicas, ia bëri këngëtares së njohur, pas një koncerti në vitet e 90' i cili poashtu ishte një spektakël në vete.

(Kosova Sot Online)