Meghan Markle feston ditëlindjen! Zbuloni moshën dhe urimin e ëmbël të bashkëshortit të saj

  • 04 August 2019 - 14:25
Meghan Markle feston ditëlindjen! Zbuloni moshën dhe urimin e ëmbël të bashkëshortit të saj

Ditën e sotme Dukesha Meghan Markle feston ditëlindjen.

Në këtë ditë të veçantë për të ajo ka marrë urime të shumta dhe më speciali është ai i bashkëshortit të saj.

Nëpërmjet një postimi në Instagram-in e tyre zyrtar, Harry e falenderon që ajo e ka bërë pjesë të jetës së saj.

“Gëzuar ditëlindjen, bashkëshortja ime e mrekullueshme. Faleminderit që më ke bërë pjesë të kësaj aventure”, shkruan Princ Harry.

 

Ndonëse duket sikur vitet kanë ndalur për të, Meghan këtë vit feston 38-vjetorin e lindjes dhe është më e plotësuar se kurrë.

Në muajin prill ajo u bë nënë për herë të parë e një vogëlushi të quajtur, Archie.

(Kosova Sot Online)