Tani e ka radhën Isaac, ish-partneri i Dua Lipës bën publike lidhjen e re

  • 06 August 2019 - 15:20
Tani e ka radhën Isaac, ish-partneri i Dua Lipës bën publike lidhjen e re

Ndarja e Dua Lipës me shefin e kuzhinës Isaac Carew bëri bujë në media, kjo duke qenë se këngëtarja shqiptare u pa pas pak kohësh në krahët e modelit Anwar Hadid. Mesa duket, nuk ka qenë vetëm Dua ajo që e ka kaluar lehtë ndarjen nga Isaac, por dhe ky i fundit duket se nuk ka pritur shumë për të nisur diçka me një person tjetër.

Shefi i kuzhinës ka publikuar një foto në ‘Instastory’ ku shfaqet i kapur përdore me një vajzë, identiteti i së cilës mbetet sekret, duke qenë se i duket vetëm pjesa e gishtave. “Dora e madhe, dora e vogël”, ka shkruar Isaac krahas fotos. Kjo foto ka nisur shumë diskutime në rrjete sociale dhe portale, e vetmja gjë që na mbetet, është të zbulojmë identitetin e vajzës që i ka vjedhur zemrën Isaac.

Image

(Kosova Sot Online)