U tha se Arbana Osmani do të prezantonte bashkë me të ‘Këngën Magjike’, reagon Ardit Gjebrea

  • 08 August 2019 - 11:37
U tha se Arbana Osmani do të prezantonte bashkë me të ‘Këngën Magjike’, reagon Ardit Gjebrea

Dy ditë më parë Arbana Osmani u shfaq në shoqërinë e Ardit Gjebreas dhe familjes së tij dhe tregoi se kishte kaluar një drekë të këndshme me ta.

 

Pavarësisht se dukej si një takim i thjeshtë mes dy kolegëve, sot në media nisën spekulimet se Arbana do t’i bashkohej Arditit në moderimin e ‘Kënga Magjike’.

Megjithatë Gjebrea nuk lejoi që këto thashetheme të përhapeshin më shumë, duke treguar si qëndron e vërteta përmes një postimi në ‘Instastory’. Moderatori i njohur ka publikuar foton e lajmit dhe bashkangjitur ka shkruar: “Hajde besoju këtyre… shyqyr që nuk thanë që ndahem nga gruaja. Po një drekë për qejf ishte mor aman, a mundet që miqtë e mirë të hanë drekë jashtë pune? Apo duhet se s’bën të ketë diçka pas?”.

Kjo tregon se Arbana dhe Arditi ruajnë një raport miqësor së bashku pavarësisht se punojnë në dy televizione të ndryshme dhe se për momentin nuk mund të flitet për një bashkëpunim mes tyre.

(Kosova Sot Online)