Tayna duet me Dafinën?
Tayna është kthyer në një nga reperet më të komentuara në media që kur publikoi videoklipin e parë e deri më sot që numëron hite të njëpasnjëshme dhe sukses të paparë.
Së fundmi Tayna, ka treguar edhe në lidhje me bashkëpunimet dhe u shpreh se shumë shpejt do lançojë një bashkëpunim me një artiste femër.
‘Kënga tashmë ka përfunduar në studion e Cricket dhe do jetë ritmike për këtë verë.
Nuk dihet saktë ende data e publikimit sepse varet nga projektet respektive të dy artisteve por nuk do të vonojë shumë’ – ka deklaroi burimi i rezervuar për media.
Kënga mendohet se do të titullohet “Bye Bye” dhe mendohet se do të jet një hit i padiskutueshëm.
Por, teksa fillimisht po dyshonim nëse këto 'thashetheme' për këtë bashkëpunim ishin të vërteta ose jo, Tayna ditën e sotme në Instastories ka lënë të kuptohet se ky bashkëpunim do të realizohet.
"Nuk e keni idenë se çfarë ju pret," ka shkruar Tayna në Instastories.
(Kosova Sot Onlien)