Era Istrefi ndryshon ‘look’, zbulon si duket me pamjen e re

  • 10 August 2019 - 22:45
Era Istrefi ndryshon ‘look’, zbulon si duket me pamjen e re

Stina e verës është ajo periudhë e kohës që sjell më shumë ndryshime në ‘look-un’ e femrave. Kjo gjë vlen edhe për personazhet e njohura, të cilat në shumicën e rasteve eksperimentojnë me flokët e tyre. Këtë herë ka qenë Era Istrefi ajo që ka sjellë një ndryshim tek flokët e saj, duke i shkurtuar flokët e saj deri në gjatësinë e shpatullave.

“Pak më shkurt sot”, ka shkruar Era në videon e publikuar në ‘Instastory’, duke zbuluar dhe pamjen e saj të re. Këngëtarja shqiptare është e njohur për eksperimentet dhe pamjet e ‘çmendura’, qoftë kjo tek flokët apo dhe tek grimi që përdor në videoklipe. Prej kohësh ajo i është kthyer modeleve natyrale të flokëve, duke qëndruar brenda ngjyrës bionde. Momentalisht Era është duke xhiruar videoklipin e këngës të re, por ende nuk e dimë nëse do të sjellë ndryshim tjetër në ‘look’ apo jo.

Image

(Kosova Sot Online)