Alayah mbush 4 vjeç, Fjolla Morina organizon festën më të bukur për vajzën e saj

  • 12 August 2019 - 11:36
Alayah mbush 4 vjeç, Fjolla Morina organizon festën më të bukur për vajzën e saj

Ditën e djeshme vajza e Fjolla Morinës, Alayah, ka mbushur plot 4 vjeç. Këngëtarja shqiptare ka shkruar fjalët më të bukura për të në një postim në ‘Instagram’ si dhe ka organizuar një festë për këtë ditë të rëndësishme. Fjollla ka publikuar në ‘Instastory’ disa pamje nga festa e organizuar, me njerëzit e saj më të afërt.

Festa duket se ishte organizuar në një ambient të hapur me pishinë në oborr dhe sigurisht nuk mund të mungonin zbukurimet me tullumbaca.

Tavolina gjithashtu mbante zbukurime, disa lule rozë rreth e qark pjatave. Torta e ditëlindjes mbante disa figura të “unicorn”, ndërsa vetë Alayah duket se është kombinuar në mënyrë perfekte me ngjyrën rozë të ambientit, duke veshur një fustan me po të njëjtën ngjyrë.

Pjesë e ditëlindjes ka qenë dhe stafi i Fjollës, ndërsa përsa i përket dhuratave të vogëlushes, ajo ende nuk i ka bërë publike.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fjolla Morina (@fjolla.morina) on

 

(Kosova Sot Online)