Pa filtra dhe pa ‘photoshop’/ Nuk do ta besoni si dukeshin VIP-at 10 vite më parë në plazh

  • 12 August 2019 - 14:33
 Pa filtra dhe pa ‘photoshop’/ Nuk do ta besoni si dukeshin VIP-at 10 vite më parë në plazh

Sa ka ndryshuar koncepti ynë për foto, ndër vite? Sidomos me masivizimin e rrjeteve sociale, fotot e disa viteve më parë duken si parahistorike. Kjo, sepse fotot tani janë të përkryera dhe nuk besojmë se ndonjë personazh i njohur guxon të publikojë video ose foto pa filtra.

Madje, edhe kur thonë që janë pa grim, janë me shumë filtra në fakt. Ndërkohë, këto foto që po publikojmë sot, janë të rreth 10 viteve më parë, janë të paparazzit tonë dhe mbi të gjitha janë origjinale, të paprekura me flitra apo efekte fotoshopi.

Këngëtarja Lindita Theodhori, pas instistimit tonë, pranoi asokohe të bënte disa foto me bikini. Ajo sfidoi mentalitetin dhe i dhuroi publikut disa imazhe ndryshe. Fotot janë bërë në Vlorë, rreth 10 vite më parë. Ndërkohë, Zaimina Vasjari është në sheshxhirim dhe është fotografuar nga paparazzi ynë. Ajo është duke përgatitur një klip, si gjithmonë shumë sensuale dhe paparazzi ynë bëri disa foto asokohe tek Gjiri i Lalzit, ku po xhirohej.

Arbana Osmani me libra dhe revista duket si në epokën e Dikensit. Sa pak njerëz sheh sot me libra në plazh! E megjithatë, rreth 10 vite më parë, Arbana lexonte në plazh, sot nuk e dimë se me çfarë merret.

Ingrid Gjoni e ka treguar gjithnjë me krenari trupi ne saj në plazh. Asnjëherë nuk ka qenë shumë e hollë, por format e saj ishin mjaft sensuale. Dhe ja ku dolën sot në modë edhe format!

Bleona Qereti është fotografuar në Dhërmi dhe siç shihet, në harkun e 10 viteve, ajo nuk ka ndryshuar fare.

Ami dhe Ermali janë fotografuar në Ksamil, duke bërë pushime low cost, po ashtu edhe Erisa Xhixho me bashkëshortin.

Por fotot më të bukura janë të Nora Istrefit dhe Robertit në Dhërmi. Nuk ishte koha e Instagramit atëherë, prandaj mund të rrije i shkujdesur dhe t’ia fusje gjumit si në shtëpi.

(Kosova Sot Online)