Si e ëma dhe e bija/ E keni parë ndonjëherë gruan e Sabianit?!

  • 17 gusht 2019 - 08:52
Si e ëma dhe e bija/ E keni parë ndonjëherë gruan e Sabianit?!

Vajza e këngëtarit të njohur Sabiani, Keisi Medini, është kthyer tashmë në një ndër personazhet më të komentuar në media.

Ajo është cilësuar si një ndër vajzat më simpatike të showbiz.

Ditën e djeshme, Keisi kishte 19-vjetorin e lindjes ku dhe u argëtua së bashku me shoqërinë në një festë madhështore.

Së fundmi, ajo ka festuar me familjen e saj dhe nëpërmjet disa postimeve ka publikuar dhe një foto dhe video të nënës së saj.

Ndonëse bashkëshortja e Sabianit ka preferuar që të tregohet diskrete dhe rrallëherë ka dal në media, Keisi nëpërmjet një dedikimi ka shprehur dashurinë për të.

“Gjithçka ime, jeni arsyeja që jetoj, ju dua në pafundësi”, ka shkruar Keisi pranë fotos ku shihet Sabiani me bashkëshorten, ndërkohë që të gjithëve u ka tërhequr vëmendjen pamja e nënës së modeles.

Image

(Kosova Sot Online)