5 vite pas ndarjes, French Montana flet për lidhjen me Khloe Kardashian: Dashuria jonë ishte e vërtetë

  • 18 August 2019 - 09:03
5 vite pas ndarjes, French Montana flet për lidhjen me Khloe Kardashian: Dashuria jonë ishte e vërtetë

Pasi Khloe Kardashian i dha fund martesës së saj me Lamar Odom krijoi një lidhje të re me French Montana. Marrëdhënia mes Khloe dhe French zgjati më pak se një vit, por duket se të dy ruajnë raporte shumë të mira.

Në një intervistë për “Haute Living”, reperi ka treguar se ai dhe ylli i televizionit janë miq shumë të mirë me njëri-tjetrin. “Unë dhe Khloe do të jemi gjithmonë miq dhe me familjen vazhdojmë të kemi lidhje të ngushtë.

Mendoj se ne kishim një lidhje të vërtetë, nuk kishim asnjë lloj problemi, askush nuk i bëri gjë askujt që ne nuk mund të riktheheshim. Dashuria jonë ishte e vërtetë. Miqësia pas një lidhje është e vështirë të mbahet dhe jam i lumtur që ne kemi mundur ta bëjmë këtë gjë”, është shprehur French.

Reperi vazhdon të ketë një marrëdhënie të mirë me gjithë familjen Kardashian dhe madje në qershor ai ju bashkua festës së tyre për ditën e Bajramit. Khloe dhe French ishin në një lidhje bashkë përgjatë disa muajve të vitit 2014-të dhe është bukur të dëgjosh se si dy ish-partnerë ruajnë këtë raport së bashku pa asnjë lloj mërie.

(Kosova Sot Online)