Brenda shtëpisë luksoze të Rezarta Shkurtës dhe nipit të Enverit

  • 18 August 2019 - 09:06
Brenda shtëpisë luksoze të Rezarta Shkurtës dhe nipit të Enverit

Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha janë një ndër çiftet më të komentuar të showbizit. Mes tyre nuk mungojnë dhuratat apo dedikimet e veçanta në emër të dashurisë, të cilat herë-herë Rezarta i ndan në instastoryn e saj.

Së fundmi Rezarta ka ndarë në instastoryn e saj foto e video që tregojnë se në ç’luks jetojne ato. Ajo ka organizuar një festë mes miqsh ku duket se po ia kalojnë vërtetë bukur. Rezarta ka ndarë foto të oborrit ku dallon një kolltuk lëkundës mjaft modern, në të cilin Hera po pushon e qetë.

Video të tjera tregojnë pamje nga pishina gjigante që ndodhet në shtëpinë e Rezartës. Miqtë e çmendur, siç i quan ajo, kanë zgjedhur pikërisht pishinën për t’u dëfryer.

Në video po ashtu shfaqen dhe pamje të arredimit të brendshëm të shtëpisë ku bien në sy pikturat, divani dhe objekte të tjera, të gjitha moderne. Gjithsesi duke qenë se Rezarta ka pasur të ftuar, shtëpia duket disi rrëmujë me sende të hedhura gjithandej.

Pamjet tregojnë se shtëpia e Rezartës është e tëra e veshur në luks. Duket sikur është një ndër ato vilat gjigante të përrallave ku është e pamundur të mos gjesh gjithçka që kërkon.

(Kosova Sot Online)