Së shpejti me një bashkëpunim, Çiljeta zbulon pse zgjodhi një këngëtar të ri për projektin e saj

  • 18 August 2019 - 10:59
Së shpejti me një bashkëpunim, Çiljeta zbulon pse zgjodhi një këngëtar të ri për projektin e saj

Pas një mungese disi të gjatë pritet që Çiljeta të rikthehet sërish në muzikë. Këtë herë këngëtarja ka zgjedhur të vijë në bashkëpunim me një talent të ri, Essto dhe kënga e tyre do të mbajë titullin “A je mirë”.

së fundmi Çiljeta ka treguar se si erdhi ideja e bashkëpunimit mes saj dhe këngëtarit të ri, i cili më herët është përfshirë edhe në duete me artistë të tjerë si Genc Prelvukaj apo NRG Band. Këngëtarja ka treguar se Esston e ka zgjedhur vetë, sepse kishte dëgjuar më parë këngët e tij dhe i kishte pëlqyer shumë zëri.

Në një postim në ‘Instagram’ Çiljeta ka rrëfyer se si shumë të tjerë e ngatërronte shpesh zërin e tij me atë të Besnik Qakës, vokalistit të grupit NRG Band. Më pas ajo ka zbuluar se në fakt nuk ka pasur faj askush që zërat e tyre duken kaq të ngjashëm, sepse Besniku dhe Essto kanë lidhje gjaku.

“Gjithmonë këtë këngën e kërkoja në ‘Youtube’ me emrin Besnik e kam fjalën për Besnikun e @nrgbandofficial sepse zëri ishte identik dhe jo vetëm unë e mendoja kështu, por shumë njerëz derisa e kuptova që këngën time të preferuar e këndonte ky djaloshi i talentuar @estto_ (që është nipi i Besnikut).

Më pas dëgjoja nëpër radio prapë këngën ‘A mendon më për mua’ një këngë që më ka shoqëruar shumë gjatë në xhirot e mia dhe prapë mendoja se e këndonte @besnik_qaka por në fakt ishte prapë ky djaloshi talentuar @estto_. Kështu nëse shumë herë më ka ndodhur të më kërkojnë bashkëpunime për të suportuar të rinjtë e talentuar këtë herë e ftova unë në bashkëpunim një talent si @estto_”, ka shkruar Çiljeta në postimin e saj.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ciljeta Xhilaga (@ciljetaxhilaga) on

 

Më pas ajo e ka përgëzuar Esston edhe për edukatën e pozitivitetin që transmeton. Bashkëpunimi mes tyre do të publikohet ditën e sotme dhe me siguri të gjithë po e presinm e padurim këtë rikthim të Çiljetës në muzikë. 

(Kosova Sot Online)