Bella Hadid e harron ndarjen me The Weeknd, shfaqet e lumtur me njeriun më të dashur

  • 18 August 2019 - 11:02
Bella Hadid e harron ndarjen me The Weeknd, shfaqet e lumtur me njeriun më të dashur

Në 6 gusht “E!News” raportoi se Bella Hadid dhe The Weeknd ishin ndarë për herë të dytë. Fansat e dyshes nuk e pritën mirë këtë lajm, por duket se vetë Bella e ka marrë veten shpejt nga ndarja. Mbrëmjen e djeshme modelja publikoi në ‘Instagram’ një foto me babain e saj Mohamed Hadid dhe dukej mjaft e lumtur përkrah tij. Ata kanë pozuar në kuzhinë dhe siç duket mund të kenë gatuar bashkë diçka.

Burime pranë Bella dhe The Weeknd kanë treguar se ata të dy janë ndarë për shkak të distancës. Ata jetojnë në vende të ndryshme dhe kjo gjë duket se ka ndikuar shumë në lidhjen e tyre.

Jo vetëm kaq, por tashmë modelja dhe këngëtari janë shumë të fokusuar tek punët e tyre, dhe pjesën më të madhe të kohës duan t’ja dedikojnë projekteve personale. Nuk dihet nëse në të ardhmen do të ketë një ribashkim mes ish-partnerëve, por të gjithë po shpresojnë që Bella dhe The Weeknd të shfaqen sërish në krahët e njëri-tjetrit, sepse cilësohen si një nga çiftet më simpatike që nga viti 2015-të. 

(Kosova Sot Online)