Aq shumë po e vuan ndarjen nga Miley, saqë vendimi i fundit i Liam-it e irritoi skuadrën e tij

  • 18 August 2019 - 12:12
Aq shumë po e vuan ndarjen nga Miley, saqë vendimi i fundit i Liam-it e irritoi skuadrën e tij

Prej disa ditësh në media është përfolur për ndarjen e bujshme të Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth, vetëm 8 muaj pasi u kurorëzuan me martesë.

Çifti kishte një lidhje të gjatë prej 10 vitesh, plot ulje e ngritje, ndarje e ribashkime. Megjithatë, duket se gjërat filluan të shkonin përsëri keq mes tyre, saqë të dy morën vendimin që të ndahen sërish nga njëri-tjetri.

Mirëpo, duket se të dy po e vuajnë shumë ndarjen.

Miley publikoi një këngë të titulluar “Slide Away” dhe të gjithë mendojnë se teksti i saj i dhimbshëm i dedikohet Liam-it.

Gjithashtu edhe aktori ka irrituar skuadrën e tij, pasi ka vendosur të anullojë disa prej eventeve të tij të ardhshme. Sipas skuadrës së Liam-it, kjo gjë mund të ndikojë në performancën e tij në filmin “The Killerman”. Deri tani mendohej se ai ishte aktori më i mirë i filmit, por ndarja me Miley-n e ka ulur performancën e aktorit.

Madje pritet që Liam të mos udhëtojë nga Australia drejt Los Angeles, në mënyrë që të mos përballet me ish-partneren e tij.

Epo, i ka ndarja këto!

(Kosova Sot Online)