Si është marrëdhënia e vërtetë midis Princ Harry-t dhe William pas kundërshtimit të tij për lidhjen me Meghan Markle?

  • 19 August 2019 - 14:53
Si është marrëdhënia e vërtetë midis Princ Harry-t dhe William pas kundërshtimit të tij për lidhjen me Meghan Markle?

Lidhja e Princit Harry me Meghan Markle ka qenë ndër më të komentuarat në rrjet, por dhe nga ndjekësit e pallatit mbretëror dhe kjo për shkak se dukesha aktuale e Sussex kishte qenë e martuar më parë dhe kishte profesionin e aktores. Vëllai i Harry-t, William nuk ka qenë dakord me marrëdhënien e tyre që prej fillimit, ndërsa në një dokumentar të realizuar së fundmi raporti i dy princave është konsideruar si një ‘luftë’ e vazhdueshme.

Sipas këtij dokumentari, duka i Sussex i është drejtuar vëllait të tij duke iu shprehur se po e gjykonte para kohe. “Po përpiqeni ta prishni këtë marrëdhënie para se të fillojë madje”, ka thënë Harry ndaj familjes mbretërore e cila nuk ka qenë dakord me lidhjen e tij.

Pavarësisht kundërshtimit të vazhdueshëm me të cilin i është dashur të përballet, Harry vendosi mos ta përfshijë shumë Markle në pallatin mbretëror, deri në momentin që ajo do të bëhej e fejuara e tij. Këto vendime të dukës i kanë ‘acaruar’ jo pak raportet në pallatin ‘Kensington’.

Ndonëse konfrontimet brenda familjes kanë qenë të shumta, tashmë Markle dhe Harry janë prindër të një djali të vogël të quajtur Archie dhe kanë vendosur të jetojnë në rezidencën në Frogmore larg vëmendjes së publikut.

(Kosova Sot Online)