Vështirësitë e lindjes dhe ndjesia e të bërit nënë, Almeda rrëfen të pathënat e shtatzënisë së saj

  • 20 August 2019 - 09:40
Vështirësitë e lindjes dhe ndjesia e të bërit nënë, Almeda rrëfen të pathënat e shtatzënisë së saj

Në muajin maj të këtij viti, aktorja e njohur Almeda Abazi u bë nënë për herë të parë.

Ajo solli në jetë të voglin Efehan, të cilin e publikon shpesh në profilin e saj në Instagram.

Tashmë që i biri është tre muajsh, Almeda i është rikthyer edhe njëherë ndjesive të lindjes dhe vështirësive që ka hasur gjatë sjelljes në jetë të të birit.

Në një intervistë, aktorja ka rrëfyer se pas vendimit për të bërë një lindje natyrale, fshihet mamaja e saj. Ajo e kishte këshilluar ta sillte në mënyrë të tillë të voglin në jetë, pasi vetëm kështu do ta përjetonte tamam ndjesinë e të bërit nënë.

“Nëna më këshilloi të bëjë lindje natyrale pasi që kështu do të përjetoja ndjesinë e të bërit nënë. Kështu që djalin e solla pa marrë injeksione. Por, krejt procedura zgjati rreth 15 orë dhe ishte shumë e vështirë.”-është shprehur Almeda.

Që prej lindjes së djalit, ajo i është përkushtuar tërësisht Efehanit, duke hequr dorë nga çdo projekt televiziv dhe ende nuk e dimë se kur do të rikthehet sërish në ekran.

 

(Kosva Sot Online)