Vajza e Ermal Fejzullahut talent në muzikë, rrëmben vëmendjen e të gjithëve duke kënduar këngët e tij
Mbrëmjen e djeshme Ariana Fejzullahu ka mbledhur gjithë mikeshat e saj për te festuar për fëmijën e katërt që pritet të vijë në jetë së shpejti. Në këtë festë atë e kanë shoqëruar edhe dy vajzat e saj, Buna dhe Era, të cilat ishin kombinuar në veshje me nënën e tyre.
Dy vogëlushet kanë qenë të pranishme gjatë gjithë ‘babyshower-it’ dhe të gjithë të pranishmit janë kënaqur me prezencën e tyre. Madje Era ka rrëmbyer vëmendjen e të ftuarve për shkak të performancës që ka dhuruar. Vajza e vogël ka marrë mikrofonin dhe gjatë kohës që në sfond dëgjohej kënga “N’tela”, Era ka kënduar pjesën e Ermal Fejzullahut.
Menjëherë pas kësaj në rrjet janë shpërndarë video të shumta dhe vogëlushja është përgëzuar për zërin e saj të ëmbël.
Në fakt kjo nuk është hera e parë që Era tregon pasionin e saj për muzikën, sepse edhe më herët Ermali ka publikuar video duke kënduar bashkë me vajzën. Siç duket tradita e muzikës do të vazhdojë gjatë në familjen Fejzullahu dhe Era me siguri do të jetë një trashëgimtare e denjë e babait dhe gjyshit të saj, Sabriut.
(Kosova Sot Online)