Modelja e njohur publikoi një foto pa veshje dhe tani fansat e duan akoma dhe më shumë

  • 20 August 2019 - 12:39
Modelja e njohur publikoi një foto pa veshje dhe tani fansat e duan akoma dhe më shumë

Ashley Graham është një nga modelet më të njohura që prej vitesh është njohur si një ‘Plus Size Model’. Së fundmi ajo ka ndarë me ndjekësit lajmin se është në një pritje të ëmbël dhe fotot që ka publikuar janë komentuar pozitivisht nga fansat e saj, kjo sepse Ashley gjithmonë tregon trupin e saj të vërtetë, ndryshe nga modelet e tjera të ‘Instagram-it’.

Një nga fotot më të komentuara ka qenë dhe ajo, ku Graham zbulon një pjesë të barkut, gjoksit dhe çarjet e mishit në pjesën e kofshëve. “Faleminderit që i tregon botës që ne ekzistojmë”, i ka shkruar dikush, ndërsa një tjetër ka shkruar: “Po pres me padurim që ti të bëhesh nënë dhe t’i mësosh një personi tjetër se sa ndryshojnë trupat Do të bëhesh një mama e mrekullueshme”.

Shumica kanë qenë tepër të emocionuar nga kjo foto, sigurisht mesazhi që ai mban dhe nuk kanë hezituar t’a shprehin entuziasmin në sektorin e komenteve.

(Kosova Sot Online)